Gaz lotsjellës pranë Xhamisë së Namazgjasë, reagon Komuniteti Mysliman i Shqipërisë

Data

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka reaguar pas incidentit të ndodhur pranë Xhamisë së Namazgjasë, në momentin kur besimtarët po falnin namazin e Teravive.

Në deklaratën zyrtare, institucioni shprehu indinjatë për lëndimin e besimtarëve që ndodheshin në ambientet e xhamisë për të kryer ritet fetare në paqe dhe qetësi.

“Dënojmë me vendosmëri incidentin e ndodhur më 20 shkurt 2026 pranë Xhamisë së Namazgjasë, ku besimtarë të pafajshëm u lënduan pa asnjë shkak”, thuhet në reagim.

Komuniteti Mysliman thekson se ka qenë gjithmonë i matur dhe i përmbajtur në qëndrimet publike, por nënvizon se kjo maturi nuk duhet të interpretohet si tolerim i shkeljes së të drejtave dhe lirive kushtetuese të besimtarëve.

Në përfundim, institucioni u bën thirrje të gjithë aktorëve të përfshirë që të tregojnë përgjegjësi dhe vetëpërmbajtje, në mënyrë që të mos cenohen të drejtat e besimtarëve apo të çdo qytetari tjetër.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related