Berisha: Ndryshimet ligjore po mbyllin dyert e Europës për Shqipërinë

Data

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj nismës së mazhorancës për ndryshime në Kodin e Procedurës Penale, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që la në fuqi pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut.

Në një komunikim me qytetarët, Berisha deklaroi se mbrojtja që, sipas tij, kryeministri Edi Rama po i bën vartëses së tij është një veprim që dëmton procesin e integrimit europian të vendit.

Sipas tij, ligji i propozuar përbën një mburojë për zyrtarët e lartë dhe rrezikon të pengojë drejtësinë, duke e cilësuar situatën si çështje “nderi dhe dinjiteti” për qytetarët.

Berisha iu referua edhe qëndrimeve të përfaqësuesve të Bashkimit Europian, duke theksuar se integrimi në BE, sipas tij, nuk mund të ecë përpara nëse mbrohet korrupsioni apo pengohen institucionet e drejtësisë.

Ai paralajmëroi vijim të aksionit opozitar, duke e cilësuar projektligjin si një hap që, sipas tij, bie ndesh me aspiratat europiane të shqiptarëve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related