Gara për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, skualifikohen 4 kandidatë, procesi monitorohet nga SHBA e BE, brenda…

Data

Procesi për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë ka hyrë në një fazë të re, ndërsa gazeta “SOT” ka mësuar emrat e 4 kandidatëve të skualifikuar nga gara për pasuesin e Muhamet Rrumbullaku, pasi nuk plotësuan kriteret për vijimin e garës. Të skualifikuar janë Sami Rasha, Shemsi Prençi, Ibrahim Disha e Hajrulla Xhivini, informon gazetari i Shqiptarja.com Sokol Dema. Po ashtu gazeta ka mësuar edhe arsyet që kanë sjellë skualifikimin e tyre. Xhivni u skualifikua pas publikimit të pamjeve në rrjete sociale që dëshmonin sjelljen e pahijshme ndaj institucioneve të drejtësisë në vend. Shemsi Preënçi u skualifkua sepse drejtori i ri duhet të jetë aktualisht funksionar i Policisë së Shtetit, në detyrë dhe gradë të rolit të mesëm drejtues. Ai nuk është në radhët e uniformave blu. E njëjta gjë vlen dhe për 2 të tjerët. Ndërkohë vijon verifikimi për kandidaturat e Adriatik Tafçiut, Altin Menës, Ardian Çipës, Lutfi Minxhozit, Gentjan Shehajt, Idajet Faskajt, Ilir Prodës, Skënder Hitës, Neritan Nallbatit, Pëllumb Seferit dhe Rebani Jaupit

Detajet

Gara për drejtorin e Përgjithshëm u bë objekt debati dje në Komisionin e Sigurisë ku ministri i Brendshëm ishte i ftuar për të raportuar për situatën e sigurisë në vend. Duke zbuluar skualifikimin e 4 kandidatëve nga 15 në total që kanë aplikuar, ministri Hoxha shtoi se brenda kësaj jave pritet të mësohet dhe emri iri. Në dijeninë time janë skualifikuar 4 kandidatë nga 15. Procedura do të vazhdojë në ditët në vijim. I është dërguar agjencive të zbatimit të ligjit shkresë për konfirmimin e pastërtisë së figurës. Priten përgjigjet dhe në bazë të përgjigjeve komisioni do vlerësojë kandidatin dhe më vonë do vijojë intervistimin. Brenda kësaj javë ministri i Brendshëm do ti propozojë Këshillit të Ministrave kandidatin i cili do të jetë i aftë për ta fituar këtë garë”, tha ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha

Gara po asistohet nga ndërkombëtarët

Kryetari i Komisionit, Nasip Naço: A do ju asistojnë partnerët ndërkombëtarë.
Ervin Hoxha: “Mund të them se ne jemi në marrëdhënie besimi reciproke dhe bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë. Në këtë proces, jo do të asistojnë, por partnerët ndërkombëtarë po asistojnë qoftë misioni europian qoftë ICITAP janë në proces të plotë të monitorimit të përzgjedhjes së drejtorit të policisë”. Para deputetëve të komisionit të sigurisë Ministri tha se 200 drejtues të parë u ka lindur e drejta për të konkurruar: “147 drejtues kishin të drejtë për të konkuruar për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të shtoj dhe 54 drejtues, pra mbi 200 drejtues të parë me eksperiencë që përmbushin kriteret u lindi e drejta për të konkurruar”, nënvizoi Hoxha. Kujtojmë se Gara për drejtorin e Përgjithshëm të policisë u hap pasi më 6 shtator 2024 drejtori i përgjithshëm i policisë Muhamet Rrumbullaku dha dorëheqjen së bashku me 12 drejtuesit e policisë në qarqet e vendit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related