Gara e 11 majit nis zyrtarisht, KQZ aprovon dy koalicionet e reja

Data

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar regjistrimin e dy koalicioneve të reja për zgjedhjet vendore të 11 majit. Pas depozitimit të kërkesave nga subjektet politike, KQZ i dha dritën jeshile koalicioneve “Djathtas për Zhvillim” dhe “Nisma Shqipëria Bëhet”, të drejtuara nga Lapaj dhe Shabani.

Ky vendim formalizon pjesëmarrjen e këtyre forcave në garën zgjedhore, duke e bërë edhe më dinamike konkurrencën politike për zgjedhjet e pjesshme vendore.

Koalicioni “Djathtas për Zhvillim”përfaqëson një bashkim të forcave të djathta me synimin për të sjellë një alternativë zhvillimi dhe ndryshimi në nivel vendor. Nga ana tjetër, “Nisma Shqipëria Bëhet”, e udhëhequr nga aktivistët Lapaj dhe Shabani, premton një qasje të re për përfaqësimin politik dhe përfshirjen qytetare në vendimmarrje.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related