Vëzhguesit politik’ në Tiranë, Zylyftar Bregu dhe Ben Andoni, shprehin mendime të ndryshme mbi ndikimin e krizave të brendshme në procesin e integrimit europian të Shqipërisë, si dhe mbi mosbindjen civile të shpallur nga opozita.
Bregu thekson se kjo mosbindje nuk përmbush kriteret për të qenë efektive dhe se i mungojnë qëndrueshmëria dhe vazhdimësia.
Ai argumenton se mungesa e fuqisë së opozitës dhe indiferenca e mazhorancës ndaj veprimeve të saj dëmtojnë cilësinë e demokracisë dhe procesin e integrimit në BE, duke theksuar rëndësinë e një dialogu të shëndetshëm politik.
Bregu: Më duket një aksion të cilit i mungojnë dy vektorë të rëndësishëm.
I mungon qëndrueshmëria dhe vazhduemësia.
Në datën 7 ka qenë akti i parë, por nuk kemi parë aktin e dytë, të tretë dhe të katërt.
Mendoj se ndikon jashtëzakonisht shumë cilësinë e demokracisë në Shqipëri për dy arsye.
E para është mungesa e fuqisë së opozitës për të realizuar qëllimet e saj pavarësisht përpjekjeve të saj dhe si pasojë e aryes së parë vijon edhe aryesja e dytë, indiferenca që mazhoranca ka ndaj aksioneve të opozitës.
Kushtet kryesore të integrimit të Shqipërisë në BE është një dialog i shëndetshëm politik.
Në momentin që ne nuk kemi një dialog të shëndetshëm politik, e ndikon në mënyrë të drejtëpërdrejtë procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.
Nga ana tjetër, Andoni kritikon konceptin e mosbindjes civile si të paqartë, duke e lidhur atë me dobësitë e demokracisë shqiptare, e cila krijohet nga personazhe dhe jo nga parti të forta.
Ai thekson nevojën për një shtet që respekton institucionet e pavarura, dhe shpreh shqetësimin se si opozita po tregon pak interes për këto institucione.
Andoni përfundon se shqiptarët meritojnë të jenë pjesë e BE-së, por duhet një ndryshim thelbësor në mënyrën se si funksionon politika në vend.
Andoni: Koncepti që kanë futur tani i mosbindjes civile tregon qartë edhe paqartësinë e tyre. Mosbindja civile është kur ti nuk I bindesh institucioneve.
