“Ftoj shqiptarët t’i presin Ramës biletën”- Berisha thirrje qytetarëve: Ngrihuni dhe kërkoni drejtësi për dinjitetin tuaj, mos prisni që…

Data

Ish-kryeministri Sali Berisha u bëri thirrje shqiptarëve që të ngrihen dhe të rrëzojnë qeverinë dhe Edi Ramën. Në fjalën e tij nga “arresti i shtëpisë”, Berisha tha se qytetarët duhet të ngrihen për të kërkuar drejtësi për dinjitetin e tyre.  Ai u shpreh se qytetarët “nuk duhet të presin që Edi Ramën ta ndëshkojë SPAK”.

sali berisha

 

“Shqiptarë ngrihuni, të mos mbajmë trupin në Tiranë sepse nuk ka komb të qytetëruar që do pranonte një horr të tillë për kryeministër.

Rama i ka kohërat e numëruara, por ftoj shqiptarët ti presin biletën dhe të shikoni si do bjerë llumi që e mban në këmbë atë.

Për dinjitetin tuaj ngrihuni në këmbë dhe kërkoni drejtësi për dinjitetin tuaj. Mos prisni që Edi Ramën ta ndëshkojë Dumani, ai është një skllav i tij i mjerë”, tha Berisha ne fjalen e tij.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related