Kryeministri Millosh Vuçeviç tha se Partia Progresive Serbe qëndron pas idesë për formimin e një lëvizjeje të shpallur nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe vuri në dukje se Vuçiç duhet të jetë lider i asaj lëvizjeje. “Para së gjithash, është një ide politike që duhet të përpunohet dhe rrumbullakohet më tej. Mendoj se ky është momenti kur shihni gjithçka që po ndodh në vendin tonë dhe në botë dhe në Evropë, për bashkimin e të gjitha atyre partive dhe forcave që duan të mbrojnë Serbinë si një vend të pavarur dhe të lirë”, tha ai në përgjigje në pyetjet e gazetarëve gjatë një vizite në autostradën Shabac – Loznicë , e cila u hap zyrtarisht dje.
Sipas tij, lëvizja duhet të jetë një platformë mbipartiake dhe të udhëhiqet nga Aleksandar Vuçiq . “Është e natyrshme që ai të jetë drejtuesi i asaj lëvizjeje. Natyrisht, të gjithë ne që besojmë në Serbinë si një vend të lirë dhe të pavarur, pavarësisht nëse ndonjëherë kemi dallime në disa çështje, kemi një emërues të përbashkët, që është ruajtja e vendit”, theksoi Vuçeviç. Ai gjithashtu theksoi se në Serbi nuk do të ketë revolucione me ngjyra dhe se Serbia do të ruhet.
