Kërkesa e grupit parlamentar të Partisë Demokratike për thirrjen e një tjetër mbledhjeje të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, lidhur me çështjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, është refuzuar zyrtarisht nga Kuvendi.
Në përgjigjen e kthyer opozitës, Kuvendi sqaron se mbledhja e Këshillit për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për arrestimin ose heqjen e lirisë së deputetit/zëvendëskryeministres është thirrur dhe është zhvilluar më 19 dhjetor 2025, në përputhje me Rregulloren e Kuvendit.
Sipas shkresës zyrtare, me zhvillimin e kësaj mbledhjeje, kompetenca proceduriale për thirrjen e Këshillit për këtë çështje konsiderohet e ezauruar. Çështja është vendosur në rend dite dhe është hapur për shqyrtim që nga data 19 dhjetor, çka do të thotë se nuk ka bazë proceduriale për një mbledhje të re mbi të njëjtën kërkesë.
Kuvendi thekson gjithashtu se, sipas nenit 13, pika 6 e Rregullores, caktimi i rendit të ditës së mbledhjeve të Këshillit është kompetencë ekskluzive e Kryetarit të Kuvendit dhe ushtrohet në funksion të ecurisë proceduriale të çështjes së hapur.
Refuzimi i kësaj kërkese shton tensionet politike, teksa opozita vijon të akuzojë mazhorancën për bllokim të drejtësisë dhe mbrojtje politike, ndërsa mazhoranca këmbëngul se procedurat parlamentare janë ndjekur në mënyrë strikte dhe të ligjshme.