Fotografimi i votës në Suharekë/ Policia konfirmon rastin dhe paralajmëron masa të rrepta

Data

Policia e Kosovës ka konfirmuar një rast të fotografimit të votës të raportuar gjatë ditës së sotme në Suharekë, duke e cilësuar shkelje serioze të rregullave zgjedhore.

Sipas njoftimit zyrtar, rasti ka të bëjë me një person i cili dyshohet se ka fotografuar fletën e votimit dhe më pas e ka shpërndarë atë përmes aplikacionit WhatsApp. Menjëherë pas raportimit, policia ka nisur veprimet procedurale në bashkëpunim me prokurorin e shtetit.

Autoritetet po punojnë për të verifikuar plotësisht rrethanat dhe vërtetësinë e rastit, ndërsa hetimet janë në vijim. Policia ka theksuar se çdo shkelje e ligjit zgjedhor do të trajtohet me seriozitet maksimal dhe ka paralajmëruar masa të rrepta ndaj kujtdo që cenon fshehtësinë e votës dhe integritetin e procesit zgjedhor.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related