Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë në Orikum/ Çifti kishte lokal në pronësi, fëmijët njoftuan urgjencën

Data

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mesditën e 2 janarit në Orikum, ku një burrë ka vrarë bashkëshorten dhe më pas i ka dhënë fund jetës.

Sipas informacioneve paraprake, 52-vjeçari fillimisht ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe më pas e ka mbytur. Kanë qenë fëmijët e çiftit ata që kanë lajmëruar Qendrën Shëndetësore të Orikumit, por gruaja kishte ndërruar jetë.

Trupi i viktimës është transportuar drejt morgut të Spitalit Rajonal të Vlorës. Pak më vonë, bashkëshorti është kthyer në banesë dhe ka kryer vetëvrasje në garazhin e shtëpisë, duke qëlluar veten me armë zjarri. Në vendngjarje është gjetur edhe një gëzhojë.

Mësohet se çifti kishte në pronësi një lokal në dalje të Orikumit, në drejtim të fshatit Dukat, dhe ishin prindër të dy djemve, 15 dhe 18 vjeç.

Sipas familjarëve, marrëdhënia mes bashkëshortëve ka qenë problematike prej kohësh. Ata ishin ndarë rreth dy vite më parë, ishin ribashkuar, por konfliktet kishin vijuar dhe së fundmi ndodheshin në proces divorci.

Policia dhe Prokuroria vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related