Punimet e Forumit të International Democrat Union (IDU) po vijojnë në Zagreb, duke mbledhur liderë dhe figura të rëndësishme politike nga e gjithë bota për të diskutuar sfidat globale dhe zhvillimet në rendin ndërkombëtar.
Forumi është hapur nga kryetari i IDU dhe ish-kryeministri i Kanadasë, Stephen Harper, së bashku me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković, i cili theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar përballë krizave të sigurisë, sfidave ekonomike dhe presioneve migratore.
Një nga sesionet kryesore të ditës është paneli “The Forgotten Frontier: The Western Balkans and Europe’s Unfinished Promise”, ku pritet të marrë fjalën edhe kryetari i Partia Demokratike, Sali Berisha. Diskutimet do të fokusohen në sfidat e rajonit, procesin e integrimit europian dhe rolin e aktorëve ndërkombëtarë në Ballkanin Perëndimor.
Në forum marrin pjesë gjithashtu liderë dhe ish-liderë të rëndësishëm politikë nga Europa dhe më gjerë, duke e kthyer këtë aktivitet në një platformë të rëndësishme për koordinimin e politikave të së djathtës në nivel global.
Agjenda e ditës përfshin tema të rëndësishme si marrëdhëniet transatlantike, siguria rajonale, ndikimi i aktorëve të jashtëm si Rusia, si dhe çështje që lidhen me migracionin dhe zhvillimet demografike në Europë.
Forumi i IDU në Zagreb konsiderohet një nga ngjarjet më të rëndësishme politike për partitë e qendrës së djathtë, duke shërbyer si një hapësirë diskutimi dhe koordinimi për sfidat aktuale dhe të ardhshme.
