Plas “konflikti” në Vlorë për vilat qeveritare, Kollozi, Xhillari, Pacolli dhe Dulakët në “luftë” për të marrë…

Data

Një luftë e ashpër mes disa emrave me peshë në politikë dhe biznes pritet të zhvillohet për të tjetërsuar një nga pronat më të lakmuara në Shqipëri; godinat dhe territorin e Vilave Qeveritare te Uji i Ftohtë në Vlorë. Disa muaj më parë, VoxNews investigoi një vendim të beftë të Korporatës së Investimeve Shqiptare, e cila do të nxirrte në ankand një super pasuri në Vlorë, e cila është kërkuar me ngulm nga oligarkët dhe politikanët për ta tjetërsuar. Disa javë më pas, Korporata ka kualifikuar 4 nga 5 kompani, teksa emrat që do të garojnë duket se më tepër do të negociojnë sesa do të “garojnë” me njëri-tjetrin. Ardian Kollozi, Alban Xhillari, Behxhet Pacolli kanë dërguar kompani satelitë për të konkurruar. Firma e katërt është ajo e vëllezërve Dulaku, ndërsa i vetmja kompani që nuk kaloi raundin e parë është ajo e Luan Bregasit. Padyshim emra VIP, njëri më i fortë se tjetri, me lidhje të forta politike dhe me pasuri marramendëse. Emra që kanë fituar edhe më parë kontrata apo pasuri publike, dikush me tendera, të tjerë investitorë apo edhe ndërtues aeroportesh. Duket se, lufta do të jetë me influenca, ku fiton ai që influencon deri në rangjet më të larta të politikës. Apo mund të jetë edhe një “qokë” në prag zgjedhjesh, por kjo mbetet për t’u parë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related