Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, ka dhënë lajmin e mirë për qytetarët e Kosovës. Ahmeti ka bërë të ditur se nga sot Armenia i njeh pasaportat e Kosovës, duke përshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.
Përmes një postimi në “Facebook”, Ahmeti thotë se pasaporta e Republikës së Kosovës vazhdon të fuqizohet.
Njohjen e pasaportave nga Armenia, ai e konsideron një hap të rëndësishëm drejt forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Postimi:
Pasaporta e Republikës së Kosovës vazhdon të fuqizohet.
Nga sot, Armenia njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.
Ky është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve dhe marrëdhënieve ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve të të dyja vendeve.
