Valbona Kalaja, bashkëshortja e gjyqtarit të Apelit Astrit Kalaja, ka rrëfyer për herë të parë momentet më të rënda të jetës së saj, ditën kur mësoi se i shoqi ishte vrarë në krye të detyrës, brenda sallës së gjyqit.
Në një intervistë emocionale, ajo tregoi se lajmin nuk e mori nga institucionet, por përmes telefonatave të paqarta nga kolegë dhe miq, të cilët nuk gjenin forcën t’i thoshin të vërtetën. “Të gjithë e dinin, unë jo. Askush nuk guxonte të ma thoshte”, rrëfeu ajo mes lotësh.
Valbona kujtoi mëngjesin e fundit me të shoqin, një ndarje që sot i duket e mbushur me shenja të pashpjegueshme. Ajo tregoi se atë ditë i kishte kërkuar të mos shkonte me biçikletë në punë, dhe për herë të rrallë ai e kishte dëgjuar, duke marrë makinën.
Ndërsa ishte në kontrolle mjekësore, telefoni i saj nisi të binte. Fillimisht mesazhe të çuditshme, më pas telefonata të ndërprera dhe në fund lajmi se Astriti ishte “plagosur” dhe ndodhej në spital. E vërteta, sipas saj, iu bë e qartë vetëm kur pa kolegët e tij duke qarë me dënesë.
Ajo tregoi gjithashtu se javën e fundit para vrasjes, gjyqtari kishte qenë i shqetësuar dhe pa gjumë, i mbingarkuar me dosje të vështira. Megjithatë, nuk kishte shfaqur frikë dhe nuk kishte kërkuar mbrojtje. “Thoshte gjithmonë: unë nuk i kam bërë keq askujt”, rrëfeu ajo.
Rrëfimi i Valbona Kalasë hedh dritë mbi pasojat njerëzore të një krimi që tronditi drejtësinë dhe opinionin publik, duke sjellë në fokus dhimbjen e një familjeje që humbi njeriun e saj më të dashur në krye të detyrës.