Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një komentuesi në rrjetet sociale, lidhur me udhëtimet e tij jashtë vendit. Rama deklaroi se udhëtimet e punës me avionin që pati në dispozicion, ishte për shkurtim kohe dhe shpenzimesh. Rama tha se me marrëveshjen që kishte, nuk u shpenzua asnjë lekë më shumë për shtetin, sesa u shpenzua në mesatare çdo vit nga kryeministrat.
“Udhëtimet, po të betohem nëse do kisha mundësi t’i këpusja me thikë dhe t’i minimizoja, do t’i minimizoja me qejfin më të madh, se janë udhëtime pune, nuk janë udhëtime qejfi. Më vjen zor dhe habitem, çfarë fluturimi luksi? Të gjitha fluturimet e mia private, me familjen, edhe sot që flasim, edhe gjatë gjithë kohës, i bëj vetëm në economics si të gjithë të tjerët, të gjitha. Fluturimet e punës, me avionin që pata mundësi të kem, janë fluturime pune, janë shkurtim kohe, shkurtim shpenzimesh.
