Belinda Balluku ka shkelur ligjin, i ka dhënë tender me firmën e saj babait të kreut të OSSH Blendian Dalipaj, del…

Data

 

Në një akt të paprecedentë që sfidon çdo normë të transparencës dhe ligjit, zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka firmosur një kontratë koncesionare në favor të babait të administratorit të OSHEE-së. Ky vendim, i cili mban firmën e saj, hedh dritë mbi një skemë të pastër klientelizmi dhe konflikt interesi brenda sektorit të energjisë, ku koncesionet dhe fondet publike ndahen mes të afërmve dhe miqve politikë. Ndërsa shqiptarët përballen me fatura të rritura dhe ndërprerje të shpeshta të energjisë, paratë publike vazhdojnë të shpërndahen në mënyrë të dyshimtë. Ky rast, një ndër më flagrantët e viteve të fundit, tregon se si zyrtarët më të lartë të qeverisë nuk ngurrojnë të përdorin pushtetin për të favorizuar rrethin e tyre të ngushtë, duke e kthyer sektorin e energjisë në një skemë të mbyllur abuzimi dhe korrupsioni.

Investigimi

Prej disa vitesh, kompanitë publike në sektorin e energjisë kanë qenë në qendër të skandaleve për abuzimet me fondet publike, duke qenë se sektori i energjisë është shumë i vështirë të kuptohet nga publiku pasi janë çështje teknike. Sipas inxhinierit elektrik, Azmer Duleviç, një pjesë e mirë e qytetarëve në zonat rurale kryesisht, mund të jenë pa energji elektrike. “Nuk ka investime sot e 30 e ca vite dhe normalisht nëse nuk ka investime, këtu ata që e vuajnë dhe patjetër e paguajnë dyfish janë qytetarët”, tha inxhinieri Duleviç. Zhvillimet e fundit vitin e kaluar zbulojnë se lëvizjet e Ministres Belinda Balluku, duke marrë Ceno Klosin si zv.ministër të Infrastrukturës mund të jetë një lëvizje për të shpëtuar sa më shumë nga anija që po mbytet. Konkretisht Ceno Klosi ka qenë drejtor ekonomik i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ku Kontrolli i Lartë i Shtetit kërkoi që ai të përjashtohej nga detyra për shkak të shkeljeve të rënda, por tashmë Ceno Klosi ishte graduar Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve dhe në mars 2024 u bë zv.ministër. Por teksa bilancet e OSHEE-së nuk publikoheshin prej disa vitesh, mbas ardhjes së tij u publikuan disa nga bilancet, të cilat mesa duken kanë marrë “dorën e fundit” nga ai që sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit nuk duhet të ishte më në këtë kompani publike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related