Fishekzjarrët plagosin një 15-vjeçar në Durrës, dërgohet në Spitalin e Traumës

Data

Një i mitur 15-vjeçar ka mbetur i dëmtuar nga fishekzjarrët mbrëmjen e së premtes në Durrës. Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 21:45, i mituri është paraqitur në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës me dëmtime në fytyrë, që dyshohet se janë shkaktuar nga lëndë piroteknike.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në banesën e tij. Për shkak të dëmtimeve, 15-vjeçari është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar mjekësor.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës kanë referuar materialet në Prokurori për vlerësim të mëtejshëm, ndërsa hetimet vijojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related