A ishte nëna e Erion Veliaj spiune e ish sigurimit shtetit :? Veliaj nuk e mohon dotë sepse e di të vërteten,

Data

Veliaj tha se nëna e tij kishte dy diploma, por punonte pastruese sepse shteti atë detyrë i kishte caktue . Kryebashkiaku e quajti një krenari këtë fakt dhe u shpreh se ai ishte “çuni i pastrueses” që “shiste fiq”.

Nuk është hera e parë që Veliaj flet për familjen e tij të thjeshtë, duke dashur të tregojë që është një politikan “self-made”, pra i bërë vetë. Në këtë rrëfim mallëngjyes, duket se ai ka harruar të na tregojë, rolin e Edi Ramës, në “bërjen vetë” të Lalit.

“Nëna ime edhe pse me dy fakultete, punonte pastruese, sanitare, sepse kështu ishte koha, shteti kolapsoi.

Çuni i pastrueses, goca e pastrueses, kur gjërat bëhen me meritë dhe talent, në parti që hap dyert për këdo punon dhe djerësitet, çdo gjë është e mundur.

E di çfare do të thotë të rritesh si çuni i pastruese, por mamatë tona nuk kanë vrarë njeri, as kanë vjedhur njeri, as nuk duan të bëhen deputetë që të na shpëtojnë nga burgu. Edhe punën si pastruese e kanë bërë me dinjitet sepse kanë parë mundësi të shërbejnë.

Njëqind herë më mirë të jesh bijë i prindërve të ndershëm, sesa bij të kryeministrave, ta tyre që lidhin jetën me Hollandën apo atyre që kanë banjo për macet“, tha ndër të tjera Veliaj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related