Dënimi i deputetit Ervin Salianjit me një vit burg ka shkaktuar një sërë reagimesh në skenën politike shqiptare, duke nxjerrë në pah tensionet dhe lojërat e pushtetit që karakterizojnë këtë periudhë. Fatos Klosi, një figurë e njohur në fushën e sigurisë dhe ish-drejtor i Shërbimit Informativ Shtetëror, ka dhënë një intervistë për “Report TV”, ku ka theksuar se me dënimin Salianji ka marrë atë që meritonte, pasi dosja “Babale” ishte një manovër për të denigruar ish-ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, duke sugjeruar se ngjarja ishte inskenuar për të shërbyer interesa më të gjera politike. Klosi ka bërë gjithashtu një lidhje historike me ngjarjet e vitit 2005, duke e akuzuar Fatos Nanon se ia la pushtetin Sali Berishës. Sipas Klosit, “fijet” që lëvizin amerikanët brenda SPAK-së, të cilat ndikojnë në vendimmarrjen e drejtësisë, tregojnë se politika dhe krimi shpesh janë të ndërthurura. Në këtë kontekst, ai paralajmëron një goditje të madhe për Partinë Demokratike, që mund të ketë pasoja të rënda në klimën politike të vendit.
-Zoti Klosi, në një atmosferë tensioni dhe polemikash, saga e dosjes “Babale” ka marrë një kthesë të rëndësishme me vendimin e Gjykatës së Apelit. Këtë të enjte Gjykata e Apelit dënoi me 1 vit burg deputetin Ervin Salianjin, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë. Deputeti demokrat u shpall fajtor për “kallëzim të rremë” për përfshirje në inskenimin e audio-përgjimit të vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, e njohur dhe si dosja “Babale”. Si e shikoni vendimin e Gjykatës së Apelit dhe deklarata e zotit Salianji e opozita thotë se është një dënim politik.
Pse ça do thotë tjetër. Sigurisht për të gjitha, politikë do të thotë. Dhe ky u mburr që është i pari që po dënohet politikisht.
-Ka edhe të tjerë?
I pari ka qenë Fatos Nano, se doli i pafajshëm. Kur të dalë dhe Salianji i pafajshëm atëherë mund të thotë se ja politika paska qenë. Por Fatos Nano bëri katër vite dhe doli i pafajshëm. Pra, ishte dënim i pastër politik. Kështu që të mos mburret kot se dhe këtë titull që e do si i pari nuk e meriton. E dyta që shoh në intervistën e Salianjit, ky po e mban veten si njeriu që ka denoncuar krimin dhe korrupsionin politik. U dënua konkretisht për një ngjarje që bëri shumë bujë në kohën kur u zbulua. Është momenti të shkruaj ndonjë libër. Në qoftëse ka bërë kaq shumë denoncime e gjëra të tilla, le t’i shkruaj kur t’i vij koha. Tani duhet të bëj burgun për çështjen “Babale”.
-Për kallëzim të rremë?
Sigurisht u krijua një skemë e tërë që të denigrohesh ministri i Brendshëm i kohës. E kishin sajuar në mënyrë që të godisnin ministrin ai vetë.
– Grupi Parlamentar i PD ka vendosur mosbindje civile, ka thirrur një protestë me 6 Tetor, madje ka shkuar edhe më tej duke thënë se do të bllokojnë porte e aeroporte?
Ka shumë vite që e dëgjojmë si term, mosbindje civile dhe tani që janë në periudhën më të keqe por kur janë 10 vetë që nuk binden, i merr policia dhe i mban 24 orë për të mbajtur një proces verbal dhe i lëshon sërish. Nuk kanë këto njerëz për të bërë mosbindjen civile që pretendojnë të bëjnë mosbindjen civile, pasi kërkon më shumë se gjysmën e popullsisë, në mënyrë që shteti të dorëzohet para tyre. Me kaq sa iu shkojnë këtyre në protestën e Bashkisë së Tiranës, se ajo është aktiviteti më i madh i PD i muajve të fundit, që në një anë kërkojnë largimin e kryetarit të bashkisë e nga ana tjetër pikturat në gjoks që të lirojnë Berishën.
-Pra e gjitha bëhet për Berishën, thoni ju?
Unë nuk e di planin e tyre e se marr dot me mend që të them se bëhet për këtë a për atë por konstatoj se ajo protestë është aktiviteti kryesor i PD e dimë ne sa persona kanë vajtur. Tani edhe protesta që do të bëjnë do të çuditesha shumë që demokratët do të dalin në protestë për Salianjin, pasi nuk është ndonjë figurë që ia vlen por bën gam-gam e asgjë tjetër.
-Dalin vetëm për Berishën?
Aq sa dalin edhe te Berisha i shohim çdo darkë. PD nuk është në gjendje sot të bëjnë protesta e të trembin e sidomos në nivele të trembin shtetin.
-Akuza që vijnë nga eksponentë të PD është se Edi Rama duke përdorur drejtësinë, kërkon të shuaj PD?
Ajo po shuhet vetë meqenëse e bëri detyrën e saj historike. Mburren se nuk bëri ndonjë gjë të madhe. Ai sistem ra në të gjithë lindjen për shkak të ekonomisë që nuk diti ta trajtoj, garës që kishte me kapitalizmin, të cilin e humbi. Ai sistem ra, pra ra edhe këtu. Ata kanë idenë se ne e rrëzuam e jemi partia e parë. Provuan 5 vjet dhe i rrëzoi populli e u bë Berisha president. Provuan e ndejën edhe 8 vjet, që praktikisht e la vetë Nano. E në ato zgjedhje ishin gati-gati barabartë. Nuk kanë qenë ndonjëherë shumicë që përveç zgjedhjeve të 92-shit, ku aty populli rrëzoi rrëgjimin jo se ia dha ia dha votën PD por këto ishin që e kishin marrë flamurin e rrëzimit të bustit dhe e fituan. Të gjitha zgjedhjet e tjera, PD nuk ka patur kurrë një shumicë të cilësuar, përveç se ka humbur rëndë. Mos harrojmë zgjedhjet e 1996-ës, qoftë ato politike që si u bënë por PD e dimë shumë mirë se kush është e çfarë qëndrimi ka mbajtur në raport me drejtësinë e me zgjedhjet. Ky sistem në të cilin jetojmë kërkon një opozitë të fortë që qeveria të ketë një kundërshtar real.
