Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryetarit të Partia Demokratike, Sali Berisha, i cili i cilësoi si “përdalë politikë” personat që kanë shprehur interes për garën e brendshme në PD.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kokalari i është drejtuar drejtpërdrejt Shkëlzen Berisha, duke kërkuar sqarim nëse deklarata e ish-kryeministrit përfshin edhe emrin e saj.
“Bëni mirë të sqaroheni nëse po më kuadroni dhe mua me atë term”, shkruan ajo, ndërsa shton se njerëz të tillë, sipas saj, janë ata që mbështesin ende familjen Berisha në politikë.
Aktivistja paralajmëron se nëse nuk ka një sqarim publik, do të ketë denoncim të radhës në SPAK ose në institucionet amerikane.
Në reagimin e saj, Kokalari shprehet gjithashtu se nuk do të tërhiqet nga përplasja me familjen Berisha dhe përmend edhe padinë që, sipas saj, është ngritur ndaj saj në SHBA.
“Shpifjet do t’jua nxjerr nga hundët”, shkruan ajo në fund të reagimit, duke paralajmëruar vijimin e përballjes publike dhe ligjore me familjen e ish-kryeministrit.
