Aktivistja e njohur shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale, duke sulmuar hapur Ilir Alimehmetin. Ajo e akuzon atë për tradhti ndaj luftës për meritokraci në PD dhe për bashkëpunim me strukturat e kalbura brenda partisë. Sipas Kokalarit, Alimehmeti ka humbur çdo legjitimitet moral për të kërkuar rinumërimin e votave. Por reagimi i saj vjen në një moment kritik për Partinë Demokratike, ku konfliktet e brendshme po thellohen. “Ilir Alimehmeti e ka humbur të drejtën për të kërkuar rinumërimin e votave.
E humbi këtë të drejtë në primaret e bashkisë, kur zhgënjeu të gjithë ne që bënim luftë për të mbrojtur meritokracinë në primare dhe ai u paraqit si figurë e re dhe e pastër, paçka që bëri pazar me Berishën që në momentin që ky e thirri në zyrë mbas garës. Ilir Alimehmeti dha dorëheqjen nga rigarimi, meqenëse Këlliçi nuk kishte marrë as 50% të votave, që do të thoshte kandidatët do shkonin në balotazh. Ilir Alimehmeti nuk morri parasysh as të ndjerin Gert Bogdani, dhe as nuk u ballafaqua me të, por doli nga gara duke e lënë Gertin pa asnjë opsion përveç dorëheqjes.
