Ku është zëri yt, zoti Gonzato, për korrupsionin që ka mbërthyer Shqipërinë nga maja e pushtetit deri në çdo zyrë të vogël shtetërore?Ku je kur vjedhen miliarda euro nga tuneli famëkeq, nga inceneratorët e pashërbyer, nga aeroportet e Kukësit dhe të Vlorës, nga kontratat e hemodializës dhe sterilizimit, që i kanë kthyer spitalet publike në burime fitimi për klientët e qeverisë?
Ku je kur shqiptarët largohen çdo ditë nga vendi, kur fshatra të tëra boshatisen dhe kombi po shpopullohet si kurrë më parë?
Ku është reagimi yt për reformën e drejtësisë që u premtua si shpëtim dhe doli si zhgënjimi më i madh, ku një qytetar pret mbi 30 vjet për një vendim gjyqësor? Ku je kur drejtësia përdoret për të mbrojtur të pushtetshmit dhe për të varrosur të pambrojturit?
Pse nuk reagon për Belinda Ballukun, e akuzuar korrupsion dhe aktualisht ndërhyn dhe prish provat? Pse nuk reagon për arrogancën me të cilën pushtetarët tallin ligjin dhe drejtësinë?
Dhe mbi të gjitha, pse ndërhyn në shpirtin e familjes shqiptare me ligje që duan të zëvendësojnë nënën me “kujdestare”, babanë me “prind 1”, e djalin me “fëmijë neutral”?
Pse po cënohet fjala më e bukur që njeh gjuha jonë “nënë”, “baba”, “bir”, “bijë”, fjalë që mbajnë gjallë gjakun dhe shpirtin e një kombi?
Zoti Gonzato, ne nuk të urrejmë, as nuk të gjykojmë për mënyrën se si jeton. Ti ke zgjedhur jetën tënde, ke lënë bashkëshorten dhe fëmijëtpër të jetuar me një mashkull, ne kemi jetën tonë dhe kemi të shënjtë familjen.
Por mos na e impononi zgjedhjen tuaj si model moral për shqiptarët.Sepse ne kemi rrënjë, kemi histori, kemi besë, nder dhe familje. Këto nuk janë “koncepte të vjetra” janë vlerë dhe vetë identiteti ynë kombëtar.
Prandaj nëse vërtet përfaqëson Bashkimin Europian, dëgjoje zërin e këtij populli që po kërkon drejtësi, jo diktat kulturor; barazi në dinjitet, jo në mohimin e vetvetes.
Shqipëria nuk ka nevojë për leksione moralizuese, por për ndihmë të ndershme që të shpëtojë nga korrupsioni, varfëria dhe padrejtësia që po e shkatërrojnë nga brenda.
