Ish-deputeti Ervin Salianji ka ngritur dyshime serioze mbi arratisjen e Altin Ndocit nga spitali Infektiv i Durrësit, duke deklaruar se një ngjarje e tillë nuk mund të ndodhte pa organizim, planifikim dhe tolerim brenda sistemit. Sipas tij, nëse do të zbatohej protokolli i shoqërimit të të burgosurve, arratisja do të ishte praktikisht e pamundur, veçanërisht për një person me rrezikshmëri të lartë dhe i akuzuar për disa vepra të rënda penale.
Salianji theksoi se shoqërimi i një të burgosuri bëhet me masa të rrepta sigurie, përfshirë pranga, disa efektivë policie dhe mjete shoqëruese, si dhe kontroll të vazhdueshëm në ambientet spitalore. Ai identifikoi dy elementë kryesorë: së pari, organizimin dhe planifikimin e arratisjes me elementë të mundshëm korruptivë, dhe së dyti, tolerimin e mundshëm për shkak të familjaritetit të krijuar mes të burgosurit dhe efektivëve.
Në fund, Salianji u ndal edhe te problematikat strukturore të Policisë së Burgjeve, duke përmendur pagat e ulëta, ngarkesën e lartë të punës dhe mungesën e motivimit, faktorë që sipas tij mund të çojnë në çedime të rënda të sigurisë. Ai e cilësoi ngjarjen si të organizuar dhe theksoi se drejtësia duhet të hetojë të gjitha hallkat e përfshira.
