Etilda Gjonaj: Reforma në drejtësi ka vlerësim maksima, SPAK sulmohet pasi është në rrugën e duhur

Data

Nga Strasburgu, deputetja e Partisë Socialiste, Etilda Gjonaj u shpreh dje gjatë një interviste televizive se vendimi për Kosovën në Këshillin e Europës është një sukses, që erdhi si pasojë edhe e punës së palodhur nga ana e përfaqësuesve të Shqipërisë. “Ky vendim i djeshëm, jo vetëm si vendim meritokratik i ka njohur Kosovën suksesin në tre shtyllat kryesore, por ka pasur mundësinë që Kosova edhe me shtete që nuk e kanë njohur të jetë pjesë e Këshilli të Europës”, deklaroi ajo. Nga ana tjetër, KiE miratoi rekomandimin për ta nxjerrë Shqipërinë nga monitorimi periodik dhe kjo për Gjonaj tregon se Shqipëria ka sukses në reformën në drejtësi, respektimin e minoriteteve dhe grupeve vulnerabël. “Raporti për Shqipërinë, nxjerrja jashtë monitorimit periodik është zhvillim shumë i rëndësishëm. Raporteri i rekomandon asamblesë së KiE, të nxjerri jashtë monitorimit Shqipërinë pasi ka pasur sukses, në reformën e drejtësisë, respektimin e të drejtave të minoriteteve, nxjerrja nga lista gri por edhe respektimi i grupeve vulnerabël. Vetë raporti rekomandon që Shqipëria të dali jashtë këtij monitorimi. Kjo i shërben Shqipërisë integrimin në BE. Fakti që nuk jemi më në monitorimin e vazhdueshëm sjell një raport shumë pozitiv. Fakti që nuk ka pasur diskutime të forta në komitetin e monitorimit, pavarësisht besoj se sot do të kemi votim pozitiv që Shqipëria të dal nga monitorimi i Këshillit të Europës. Ky raport vendos në qendër të progresit reformën në drejtësi”, u shpreh ajo. Më tej Gjonaj dha edhe një koment për komentet e ashpra të Ilir Metës ndaj SPAK dhe kreu të saj Altin Dumanit. “Do të preferoja shumë fort, fakti që reforma ka vlerësimin maksimal nga KiE dhe Be do të thotë që është në drejtimin e duhur. Çdo element intimidues tregon se drejtësia është në rrugën e duhur”, nënvizoi deputetja e Partisë Socialiste, Etilda Gjonaj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related