Goditje e re për Vuçiçin, studentët refuzojnë thirrjen për dialog, pse shpresa e fundit e presidentit serb është SHBA

Data

Presidenti amerikan Donald Trump tha se Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) drejtohet nga “një tufë të çmendurish radikalë” të cilët do t’i pushojnë të gjithë. Kjo vjen pasi administrata Trump tashmë ka ngrirë të gjitha projektet e USAID-it në mbarë botën për tre muaj, me përjashtim të disa ndihmave rreptësisht humanitare. E pa aksesueshme është edhe faqja e kësaj organizate, e cila kishte një xhiro vjetore prej 43 miliardë dollarësh, ku shumë punonjës janë larguar nga puna apo janë dërguar me leje të detyruar. Megjithatë, qeveria serbe e priti me gëzim ndërprerjen e ndihmës amerikane për zhvillim, me mesazhe se Uashingtoni nuk do të financonte më “revolucione me ngjyra”. Presidenti Aleksandër Vuçiç i cilësoi protestat kundër qeverisë si gulçimin e fundit para se Trump të mbyllë rubinetin, shkruan Deutsche Welle. “Dhe tani po shkrihet dhe shpërndahet në të gjitha drejtimet. Dhe pasojat do të jenë tepër pozitive, por sigurisht që do të ketë shumë gjëra që nuk janë të lehta dhe jo të thjeshta – sepse do të dalin të gjitha llojet e gjërave – dhe do të ketë të gjitha llojet e gjërave rreth financimit”, tha ai.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related