“Mosbindjen civile e bëjnë qytetarët”, analisti Baçi ‘shuplakë’ Berishës: Problemin personal e ka shndërruar…

Data

Analisti Agim Baçi, i ftuar në një program televiziv tha se mosbindjen civile e bëjnë qytetarët.
Baçi theksoi se ajo që kanë parë qytetarët ka qenë mosbindje e Partisë Demokratike. Sipas tij, Sali Berisha problemin personal e ka kthyer në problem politik të partisë.

Agim Baçi: Jam pro idesë se flaka në disa karrige është më e vogël sesa mospërfillja e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Por, mosbindjen civile e bëjnë qytetarët, nuk e bëjnë partitë politike. Nuk e nis një parti politike mosbindjen civile. Pyetja është se përse qytetarët nuk e vazhduan këtë protestë. Protestat sot nuk krahasohen as me ato të 1991. Ne pamë mosbindjen e PD. Mosbindja është që protestuesit ulen dhe nuk çohen më, derisa të detyrojnë qeverinë të bëjë negociata. Berisha është një politikan që edhe dështimin e çon në sukses. Problemi është se problemin e tij personal e ka bërë politik.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related