Erisa Xhixho sulmon qeverinë: “Shqipëria 2030” është mashtrim elektoral, vendi po largohet nga Europa dhe korrupsioni po pengon integrimin

Data

Deputetja dhe zv.presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë, duke e cilësuar projektin “Shqipëria 2030” si një premtim të rremë elektoral.

Në një video-mesazh në rrjetet sociale, Xhixho deklaroi se Shqipëria jo vetëm që nuk po përparon drejt Bashkimit Europian, por sipas saj, po largohet çdo ditë nga standardet europiane.

Ajo theksoi se një pikë kthese negative ka qenë që në vitin 2017, kur u shkrinë strukturat e dedikuara për integrimin, duke dhënë sinjal – sipas saj – se procesi europian nuk ishte më prioritet për qeverinë.

Sipas Xhixhos, situata është përkeqësuar më tej me dobësimin e mekanizmave të kontrollit parlamentar dhe me atë që ajo e cilëson si mbrojtje politike ndaj aferave korruptive.

“Shqipëria 2030 nuk është gjë tjetër veçse një mashtrim elektoral, njësoj si premtimi për ujë 24 orë”, u shpreh ajo, duke shtuar se realiteti është një qeveri që, sipas saj, pasurohet në kurriz të qytetarëve.

Deputetja iu referua edhe deklaratave të partnerëve europianë, duke i cilësuar ato si “kambanë alarmi” për vendin, pasi – sipas saj – tashmë problemi nuk lidhet vetëm me reformat, por me mungesën e vullnetit për të luftuar korrupsionin në nivele të larta.

Në përfundim, Xhixho theksoi se qytetarët shqiptarë meritojnë një qeverisje që mbron interesin publik dhe garanton të ardhmen europiane të vendit, duke kritikuar atë që e quajti “propagandë” të shumicës në pushtet.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related