Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Roskovec. Një 62-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një kasolle afër banesës së tij.
Policia bën me dije se paraprakisht dyshohet se është vetëvarur, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit.
Njoftimi i policisë:
Roskovec/Informacion paraprak
Rreth orës 08:30, në fshatin Kurjan, Roskovec, është gjetur i pajetë nga familjarët, në një kasolle afër banesës, shtetasi Y. S., rreth 62 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.
