Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në një spital privat ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Sipas burimeve, ndërhyrja është kryer nën masa të forta sigurie dhe në prani të autoriteteve përkatëse, për shkak të statusit të tij aktual në paraburgim. Pas përfundimit të procedurës mjekësore, Veliaj është rikthyer sërish në ambientet e paraburgimit.
Nuk janë bërë publike detaje të mëtejshme lidhur me natyrën e ndërhyrjes apo gjendjen shëndetësore të tij, ndërsa pritet që në vijim të ketë një komunikim zyrtar nga institucionet përkatëse.
Ngjarja vjen në një moment të ndjeshëm, pasi Veliaj ndodhet nën hetim, ndërsa zhvillimet rreth çështjes së tij vijojnë të ndiqen me interes të lartë publik.
