Erion Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK i miraton leje 48-orëshe për të vizituar familjen

Data

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është bërë baba për herë të dytë, pasi bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, ka sjellë në jetë fëmijën e tyre.

Sipas raportimeve, Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim, i është drejtuar Prokurorisë së Posaçme (SPAK) me një kërkesë për leje të përkohshme, me qëllim vizitën në maternitet.

SPAK ka miratuar kërkesën, duke autorizuar një leje 48-orëshe. Gjithashtu, është ngarkuar Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve që të organizojë shoqërimin e Veliajt nga institucioni i vuajtjes së masës së sigurisë në Durrës drejt maternitetit në Tiranë.

Erion Veliaj vijon të jetë nën masë sigurie dhe ndaj tij janë në zhvillim procedura penale për disa akuza. Çështja mbetet në shqyrtim nga organet e drejtësisë dhe nuk ka ende një vendim përfundimtar gjyqësor.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related