Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i është drejtuar me një shkreut kreut të SPAK, Altin Dumani, ku i bën thirrje për të hetuar një rast shantazhi dhe intimidimi ndaj tij, siç pretendon ai.
Më konkretisht, Bardhit i kanë shkuar disa mesazhe anonime në aplikacionin “Signal” nga një numër i paidentifikuar, me emër përdoruesi “Mbreti Zog”.
“Ervis Martinaj, Erigers Mihasi, të jesh mirë”, shkruhet në SMS-së dërguar kreut të Grupit të PD-së, mesazh që ia ka bashkangjitur letrës dërguar në SPAK, teksa sipas Bardhit, dokumenti që i kanë dërguar është qartazi i falsifikuar.

Në shkresën dërguar Dumanit, Bardhi shprehet se këto komunikime janë një tentativë për ta intimiduar në ushtrimin e detyrës së tij si deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe njëkohësisht si kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
