Ministrja britanike e Thesarit, Tulip Siddiq ka dhënë dorëheqjen nga posti i saj, njofton Downing Street
Dorëheqja e saj vjen pas publikimit të akuzave për pronat e lidhura me tezen e saj, ish-kryeministren e rrëzuar të Bangladeshit, Sheikh Hasina.
Tulip Siddiq me tezen e saj, Sheikh Hasina dhe presidentin rus Vladimir Putin në 2013. Foto: AP
Siddiq ka qenë nën presion lidhur me akuzat për pronat e lidhura me tezen e saj Sheikh Hasina , e cila u rrëzua si kryeministre e Bangladeshit në gusht pas një kryengritjeje kundër udhëheqjes së saj 20-vjeçare, shkruan
Siddique akuzohet gjithashtu se ka përdorur prona në Londër të lidhura me bashkëpunëtorët e tezes së saj, ndërkohë që ajo përballet me një hetim për rolin e familjes së saj në përvetësimin e miliarda dollarëve nga një projekt centrali bërthamor. Ndonëse ajo mohon çdo përfshirje, presioni që u bë e çoi në vendimin e saj për t’u larguar nga posti.
Në një letër drejtuar liderit Keir Starmer, Siddiq theksoi se këshilltarja e pavarur Laurie Magnus kishte gjetur se ajo nuk kishte shkelur kodin ministror.
Megjithatë, raporti Magnus ngriti çështje që lidhen me reputacionin e saj personal dhe besueshmërinë e qeverisë duke pasur parasysh lidhjen e saj me Bangladeshin.
Starmer shprehu “trishtim” për largimin e saj, duke lënë të hapur mundësinë e rikthimit të saj në të ardhmen. Siddiq u zëvendësua Emma Reynold.
