Erion Braçe ngre alarmin pas vendimit të Bordi i Transparencës për çmimet e karburanteve: A po grabiten qytetarët te çmimi ‘neto’ pa taksa?

Data

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar pas vendimit të fundit të Bordi i Transparencës për përcaktimin e çmimeve tavan të karburanteve në vend.

Sipas këtij vendimi, çmimi i naftës nuk do të shitet më shumë se 203 lekë për litër, ndërsa benzina jo më shumë se 175 lekë për litër. Braçe thekson se ky vendim solli një ulje të menjëhershme të çmimeve, konkretisht 11-14 lekë për litër për naftën dhe 24-27 lekë për litër për benzinën.

Megjithatë, deputeti ngre dyshime serioze mbi mënyrën se si është formuar çmimi i karburanteve, duke u fokusuar tek i ashtuquajturi çmim “neto”, pra çmimi pa përfshirë taksat. Sipas tij, taksat nuk kanë ndryshuar, çka ngre pikëpyetje se si u bë e mundur ulja e menjëhershme e çmimeve.

Braçe rikujton se më herët kishte paralajmëruar për një çmim neto të naftës më të lartë se në vendet e rajonit, duke sugjeruar se mund të ketë pasur abuzime në këtë komponent të çmimit.

Ai ngre dyshimin nëse debati publik dhe politik, i përqendruar kryesisht tek taksat, ka shërbyer për të fshehur problemet reale që lidhen me çmimin bazë të karburanteve. Sipas tij, kjo mund të ketë ndikuar edhe në shtypjen e konkurrencës në treg.

Në përfundim, Braçe kërkon më shumë transparencë për mënyrën e përcaktimit të çmimeve, duke theksuar se qytetarët meritojnë të dinë nëse janë përballur me padrejtësi në çmimin që paguajnë për karburantet.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related