Kandidati i presidentit amerikan Donald Trump për ambasador në Shqipëri, Erick Wendt, ka vlerësuar projektin e Porto Romano si një pikë strategjike me rëndësi për NATO dhe forcat amerikane.
Gjatë raportimit në Komitetin e Jashtëm të Senatit amerikan, Wendt deklaroi se Porto Romano do të ketë rol të rëndësishëm në aspektin ushtarak dhe të sigurisë rajonale.
“Porto Romano është një nga pikat kyçe, që do të jetë një vend i sigurt dhe një pjesë ushtarake në përfitim të NATO-s dhe të forcave amerikane”, deklaroi ai.
Wendt shtoi se, nëse konfirmohet si ambasador në Shqipëri, do të angazhohet për të garantuar realizimin e objektivave strategjike të NATO-s në vend.
“Do të sigurohem që të përmbush synimet e NATO-s”, u shpreh kandidati amerikan.
Ai komentoi gjithashtu punën e Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke deklaruar se SPAK ka qenë efektive në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
“Unë besoj që SPAK ka qenë shumë efektive dhe mezi pres të kuptoj më shumë se çfarë ka ndodhur dhe çfarë po ndodh. Do të mbështes SPAK në luftën kundër krimit”, tha Wendt.
