Erdogan pas takimit me Putin: Deti i Zi nuk duhet të bëhet fushë beteje, paqja në Ukrainë nuk është larg

Data

Presidenti turk, Rexhep Tayip Erdogan, tha se shpreson të diskutojë planin e paqes Ukrainë-Rusi edhe me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, duke theksuar se “paqja nuk është larg”.

Erdogan u takua me Vladimir Putin në Turkmenistan të premten, ku të dy udhëheqësit vlerësuan përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Në një deklaratë, Erdogan tha:

“Pas këtij takimi me Putinin, shpresojmë të kemi mundësinë të diskutojmë planin e paqes edhe me Presidentin Trump. Paqja nuk është larg; ne e shohim këtë.”

Presidenti turk sugjeroi gjithashtu se një armëpushim i kufizuar, i përqendruar në objektet energjetike dhe portet, mund të ishte i dobishëm. Ai theksoi rëndësinë e sigurimit të lundrimit të sigurt në Detin e Zi, duke paralajmëruar se nuk duhet të shihet si një fushë beteje, pasi kjo do të dëmtonte vetëm Rusinë dhe Ukrainën.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related