Tenderi 420 mijë euro që implikon Kacidhen në dosjen 5D

Data

Gjykata e Posaçme e Apelit ka orientuar SPAK që të hetojë implikimin e drejtorit të Ujësjellësit të Tiranës, Elton Kacidhja, në aferën 5D. Vendimi i Apelit, përmend një sërë indiciesh dhe faktesh, të cilat sipas tij, SPAK nuk i ka hetuar siç duhet. Një pjesë e tyre lidhen me një procedurë tenderuese për rikonstruksionin e rrjetit të ujësjellësit në rrugën: “Aleksander Moisiu”.

Nga 14 operatorë ekonomikë ku përshihet edhe bashkimi i operatorëve ekonomikë “VAS Konstruksion sh.p.k. – Senka sh.p.k., rezulton se pas vlerësimit të ofertave, ajo e bashkimit te operatorëve të mesipëm ka qenë në renditje në vendin e katërt.

Rezulton se KVO-ja ka skualifikuar operatorin ekonomik në renditje ishte me ofertë më të ulët se bashkimi i operatoreve fitues, ndërsa një prej ofertave e ka vlerësuar si ofertë anomalisht të ulët dhe e ka skualifikuar. KVO-ja ka renditur në vendin e parë ofertën e bashkimit të operatorëve “VAS Konstruksion sh.p.k. – Senka sh.p.k.”,

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related