Enver Hoxha në listën e personaliteteve/ Këlliçi: Vendimi i Kuvendit skandaloz dhe krimin@l!

Data

Ligjvënësi demokrat Belind Këlliçi ka dënuar ashpër vendimin e Kuvendit të Shqipërisë për të përfshirë ish-diktatorin Enver Hoxha në listën e personaliteteve të muajit tetor.

Në një reagim në rrjetet sociale, Këlliçi e cilëson këtë veprim si “skandaloz, kriminal dhe të turpshëm”, duke e konsideruar një përpjekje të qëllimshme për të manipuluar historinë dhe për të ringjallur mitet e historiografisë komuniste.

Deputeti i Partisë Demokratike thekson se përfshirja e figurës së Hoxhës në një listë që nderon personalitete të shquara të kombit, bashkë me emra si Sulejman Delvina, Migjeni, Naim Frashëri dhe Gjergj Fishta, është një tallje e papranueshme me memorien e mijëra viktimave të regjimit diktatorial.

“Si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, dënoj me forcë normalizimin e së keqes dhe theksoj që Kuvendi duhet menjëherë të tërheqë këtë material dhe të kërkojë ndjesë publike nga shoqëria shqiptare dhe familjet e prekura nga krimet e komunizmit,” shkruan Këlliçi.

Ai paralajmëron se tendencat për ringjalljen e figurave kriminale dhe për normalizimin e mendësisë totalitare janë një rrezik i madh për shoqërinë dhe veçanërisht për të rinjtë, duke u shprehur se kjo “helmon mendjet” dhe përpiqet t’i bëjë regjimin monist jo vetëm të pranueshëm, por edhe të dëshirueshëm.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related