Enno Bozdo ngre alarmin për rritjen e çmimit të naftës: Qeveria lehtëson jahtet, por jo qytetarët dhe fermerët

Data

Deputeti i Partia Demokratike, Enno Bozdo, ngriti në Kuvend shqetësimin për rritjen e çmimit të naftës dhe ndikimin që kjo do të ketë në ekonominë shqiptare.

Gjatë fjalës së tij në seancën plenare, Bozdo deklaroi se qeveria duhet të kishte marrë masa paraprake për të mbështetur qytetarët përballë krizës së çmimeve.

“Krizës duhet t’i paraprihet. Nëse thoni se nuk kemi krizë, kur gjithë bota e quan krizë, jam i mahnitur nga qetësia dhe perceptimi juaj për krizën”, u shpreh ai.

Sipas deputetit demokrat, rritja e çmimit të karburanteve do të ketë efekt zinxhir në të gjithë ekonominë shqiptare, veçanërisht në kushtet kur një pjesë e madhe e çmimit të naftës përbëhet nga taksat.

Bozdo tha se rreth 60% e çmimit të naftës në Shqipëria përbëhet nga taksa, ndërsa sipas tij mesatarja në rajon është rreth 38%.

Ai akuzoi qeverinë se po favorizon sektorë të caktuar, ndërsa qytetarët dhe fermerët po përballen me barrë të rëndë ekonomike.

“Përse e bëni për jahtet, përse ata që furnizohen këtu pa taksa akcize? Sa jahte janë furnizuar?”, deklaroi Bozdo, duke kërkuar transparencë mbi sasitë e karburantit të furnizuara pa akcizë.

Deputeti demokrat shtoi gjithashtu se me politikat aktuale fermerët po lihen në harresë dhe kujtohen vetëm në periudha zgjedhore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related