Enno Bozdo ngre alarmin për krizën energjetike: Shqipëria me çmime të larta dhe pa rezerva sigurie

Data

Deputeti i opozitës, Enno Bozdo, deklaroi në Kuvend se Shqipëria po përballet me probleme serioze në sektorin energjetik, duke theksuar se vendi ka çmime të larta të energjisë elektrike pavarësisht se është vetë prodhues.

Gjatë fjalës së tij në seancën plenare, Bozdo tha se kostot e energjisë janë rritur ndjeshëm krahasuar me vitin 2013 dhe sipas tij, në çmimin final ndikojnë korrupsioni, tenderat dhe menaxhimi i dobët i sektorit.

“Shqipëria e prodhon pothuajse falas energjinë, por kostot fryhen artificialisht. Çmimi që paguajnë familjarët ndikohet edhe nga kostot e OSHEE-së”, deklaroi ai.

Deputeti ngriti shqetësim edhe për mungesën e rezervave strategjike të energjisë, duke theksuar se vendi nuk plotëson standardin e rezervës 90-ditore, në një moment kur tensionet dhe konfliktet në Lindjen e Mesme vijojnë të mbeten aktive.

Sipas Bozdos, kjo situatë përbën rrezik për sigurinë kombëtare dhe nuk po trajtohet me seriozitet nga qeveria.

Ai kritikoi gjithashtu institucionet përgjegjëse për mungesë reagimi dhe paralajmëroi se pasojat e krizës energjetike mund të ndihen edhe në muajt në vijim, edhe në rast se tensionet ndërkombëtare ulen.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related