“Iu qëndroj pretendimeve që kam bërë dhe nuk dua të shqetësohet më familja ime”, ka deklaruar Filip Talo pas marrjes në pyetje në Prokurorinë e Tiranës.
Emri i Filip Talos është lakuar për çështjen e dosjes së sigurimit të shtetit (për ish-Presidentin Ilir Meta), dhe u thirr në Prokurorinë e Tiranës për të dëshmuar.
Filip Talo është personi kyç në dokumentet që Autoriteti i Dosjeve thotë që ka zbuluar për Ilir Metën se ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.
Filip Talo ka lindur në Lushnje në vitin 1969. Ai rezulton të ketë qenë shok klase me ish-presidentin Ilir Meta në Fakultetin Ekonomik në Tiranë.
Në vitin 1989 ai ka dashur të arratiset nga Shqipëria dhe këtë plan ia ka treguar shoku të tij të klasës me inicialet I.M, që për Autoritetin e Dosjeve është Ilir Meta dhe për këtë të fundit Ilir Murataj.
