Digjen katër betoniere në Vlorë, pronari Tanush Mëhillaj deklaron në polici: Nuk kam konflikte, zjarri mund të ketë qenë aksidental

Data

Katër betoniere të tonazhit të rëndë janë përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit në zonën e Fushë Dukatit, në Vlorë.

Mjetet ndodheshin brenda një pike prodhimi betoni në pronësi të Tanush Mëhillaj, ndërsa dëmet materiale raportohen të konsiderueshme.

Pronari i biznesit, së bashku me djalin e tij Bertil Mëhillaj, kanë dëshmuar në polici se nuk kanë konflikte me persona të tjerë dhe se nuk dyshojnë te askush për ngjarjen.

“Nuk kam dyshime te asnjë person. Mendoj se mund të ketë qenë aksidentale, pasi mjetet janë të vjetra. Megjithatë, nëse zjarri ka qenë aksidental apo i qëllimshëm, këtë do ta zbardhë grupi hetimor dhe organet kompetente”, mësohet të kenë deklaruar ata.

Autoritetet kanë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë për të verifikuar rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme apo për një incident aksidental.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related