Janë kryer lëvizje drejtuese edhe në Spitalin e Sanatoriumit, ku dy ditë më parë, më 5 janar 2026, është emëruar drejtoreshë e re Elisaveta Treska. Ajo ka nisur tashmë ushtrimin e detyrës.
Sipas të dhënave zyrtare të Qendrës Kombëtare të Biznesit, Treska rezulton të jetë pronare e kompleksit të eventeve “Royal Hill” në Vorë, një subjekt që operon në fushën e hotelerisë, restoranteve dhe organizimit të eventeve.
Më herët, administratore e këtij subjekti ka qenë Shpresa Breçani, e afërme e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Përveç kompleksit “Royal Hill”, Elisaveta Treska njihet gjithashtu në qarqet e biznesit si pronare e një bar-restorant-hoteli të pozicionuar në një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit.
