Elda Hoti në protestë: “Vjedhjet e Ballukut janë e ardhmja e vjedhur e fëmijëve shqiptarë”

Data

Deputetja demokrate, Elda Hoti foli sot gjatë protestës së PD-së para kryeministrisë për vjedhjet që qeveria Rama ka bërë ndër vite.

Hoti u ndal te rasti i zv.kryeministres Belinda Balluku.

Teksa renditi vjedhjet e Ballukut, Hoti tha se nuk bëhet fjalë vetëm për shifra por për të ardhmen e vjedhur të fëmijëve shqiptarë.

Elda Hoti: 50 mln euro vodhi Belinda Balluku vetëm me një firmë në Tunelin e Llogarisë. 80 mln euro me dy TEC-et lundruese, 180 mln euro me tenderin e shit blerjes së energjisë. Këto nuk janë thjesht shifra, këto janë ditë jetë të marra qytetarëve. Këto janë e ardhmja e vjedhur e fëmijëve tanë. Këto janë mundësitë e shkatërruar, prandaj po protesta ka vlerë, fjala ka vlerë dhe bashkimi ka vlerë dhe kjo foltore këtu mund të kthehet në shpresë, sepse ne nuk jemi këtu veç për politke, jemi këtu për Shqipërinë që meriton të jetojë dhe jo të mbijetojë, për të krijuar një kontratë shprese, dinjiteti me popullin shqiptar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related