Eksportet nuk kanë fuqi të ringrihen, bizneset pezullojnë investimet

Data

Instituti i Statistikave raportoi se për pesë muajt e parë të vitit, Shqipëria eksportoi rreth 168 miliardë lekë mallra në tregjet ndërkombëtare, me një rritje prej më pak 2.1 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Përveçse një rritje e papërfillshme, ajo vjen mbi një bazë të ulët. Kjo pasi viti i kaluar ishte shënoi nivelin më të ulët të eksporteve që nga pandemia. Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2024 eksportet totale të mallrave nga Shqipëria rezultuan 373 miliardë lekë ose 114 miliardë lekë më pak se sa në vitin 2022.

Eksportet e Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare u goditën fort nga kursi i këmbimit, por edhe rritja e kostove për prodhuesit vendas duke rënë për dy vjet rresht 2023-2024. Pas kësaj rënie të fortë, eksportet duket se janë stabilizuar në gropën e krizës, pa fuqi për t’u rimëkëmbur sërish.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related