Ekspertja për sigurinë kibernetike: Sulmet tregojnë se sistemi mbrojtës i të dhënave në Shqipëri mbetet i dobët

Data

Shqetësimet për sigurinë e të dhënave të qytetarëve shqiptarë janë rritur sërish pas sulmeve të fundit kibernetike, të cilat kanë vënë në pikëpyetje efektivitetin e sistemeve mbrojtëse të institucioneve shtetërore.

Ekspertja e sigurisë kibernetike, Nadia Elbasani, deklaroi se pavarësisht krijimit të disa institucioneve të posaçme për mbrojtjen e sistemeve digjitale, vendi vazhdon të jetë i cenueshëm ndaj sulmeve.

Sipas saj, problemi kryesor qëndron në faktin se institucionet reagojnë pasi sulmi ka ndodhur, në vend që të ndërmarrin masa parandaluese.

Elbasani theksoi se struktura si Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike (AKCESK), CERT dhe Drejtoria për Hetimin e Krimit Kibernetik janë krijuar pikërisht për të parandaluar incidente të tilla.

“Siguria kibernetike 100% nuk ekziston, por kjo nuk do të thotë që sulme të tilla duhet të përsëriten vazhdimisht”, u shpreh ajo.

Ekspertja shtoi se edhe publikimi i email-eve të administratës apo institucioneve shtetërore përbën një goditje për integritetin institucional të vendit.

Sipas saj, institucionet duhet të hetojnë deri në fund incidentet dhe të identifikojnë autorët e sulmeve kibernetike.

Elbasani theksoi gjithashtu se sulmet kibernetike shpesh janë fronti i parë i përballjes në konfliktet gjeopolitike, duke nënvizuar nevojën për një sistem më të fortë mbrojtjeje digjitale në Shqipëri.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related