Konventa e Partisë Demokratike e mbajtur në Çikago zbuloi përfundimisht se marrëdhëniet midis kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë në nivelin më të ulët që mund të ketë pasur ndonjëherë një kryeministër në raport me të vetmin aleat strategjik në 30 vitet e fundit. Rama ka qenë i vetmi lider shqiptar që nuk ka shkuar në Konventën e Partisë Demokratike në SHBA. Në këtë konventë ka mbajtur fjalim presidenti Joe Biden. Po ashtu Hillary Clinton, gruaja e parë e nominuar për presidente nga një parti e madhe politike amerikane, ia kaloi stafetën Kamala Harris në natën e parë të Konventës Kombëtare Demokratike, duke miratuar zëvendëspresidenten dhe qëllimin e saj për t’u bërë gruaja e parë kryetare e shtetit.
Demokratët u mblodhën në Çikago për të mbështetur fushatën e Kamala Harris për Shtëpinë e Bardhë kundër republikanit Donald Trump dhe për të nderuar Presidentin Joe Biden, dalja e të cilit nga gara ndryshoi fatin e partisë së tij. Administrata “Biden” mesa duket i ka vendos bllokadë Edi Ramës pasi në këtë Konventë shumë të rëndësishme ka qenë i pranishëm Albin Kurti. Ky i fundit ka thënë se atje është i ftuar si kryeministër i një shteti demokratik dhe si kryetar i një partie socialdemokrate për të marrë pjesë në Konventën Kombëtare Demokratike. Mesazhi që dha Albin Kurti tregon shumë për vendimin e amerikanëve për të mos ftuar Edi Ramën.
Bllokada e amerikanëve ndaj Ramës
Lideri shqiptar prej kohësh ka shitur si sukses vizitat në fondacionin e Bill Clintonin dhe prej kësaj kohe nuk ka takuar as portierin e Departamentit të Shtetit të SHBA, jo më ndonjë drejtor zyre apo burokrat të kësaj strukture. Asnjë zyrtar i lartë nga administrata e Joe Biden nuk po “qas” në derë mikun e Sorosit, Bill Clintonit dhe Hillary Clintonit. Duke parë “bllokadën” totale, Edi Rama ka tentuar së fundmi të rregullojë raportet me Donald Trump. Ai është futur në biznes me dhëndrin e ish-presidentit të SHBA, Jared Kushner, i cili do të investojë në Shqipëri, duke ndërtuar resorte e vila në Sazan dhe Zvërnec. Futja në raporte biznesi me Tump, duket se është një lloj garancie për Edi Ramën që të mos përfundojë si Sali Berisha për dosjen “McGonigal”, i cili u shpall “non grata”.
Administrata “Biden” thuhet se po përgatitet ta fusë Ramën në “listën e zezë” për aferat e tij me ish-agjentin e FBI. Nëse i referohemi dosjes “McGonigal” që SHBA ka për Ramën, duket qartë që kryeministri shqiptar ka një lidhje të fortë me ish-agjentin dhe personat që kanë qenë ndërmjetësit e tij. Takimet e shpeshta të një kryeministri me një personazh që nuk ka asnjë lidhje me politikën shqiptare, ekzekutivin apo me çfarëdolloj institucioni që i përket këtij shteti, janë një pikë e errët për një personazh që drejton shtetin shqiptar, i cili e fut drejtimin e shtetit në hulli spiunësh, personazhesh të dyshimtë apo dhe pazaresh të rëndomta. Se ç’farë ka ndodhur, ç’farë kanë thurur, apo në ç’farë aferash është zhytur kryeministri shqiptar me spiunin McGonigal, i cili ndodhet në burg në SHBA, këto janë informacione që i kanë në duar amerikanët dhe padyshim që e ardhmja do të ketë shumë surpriza për Edi Ramën dhe çetën e tij që janë përfshirë në këtë qerthull.
Sidoqoftë, përfshirja në skandalin “McGonigal”, nuk është e vetmja mëri që amerikanët kanë me Ramën, pasi ky i fundit ka pasur herë pas here fërkime me ta. Shefi i qeverisë shqiptare, ka injoruar disa raporte të Departamentit Amerikanë të Shtetit për Shqipërinë dhe gjithashtu ka lëshuara kritika të forta ndaj diplomatëve amerikanë. Madje Edi Rama bashkë me të korruptuarit që amerikanët po kërkojnë t’i heqin nga sistemi, po kërkojnë të shkatërrojnë SPAK, drejtësinë e re që krijuan dhe po financojnë SHBA. Është kjo drejtësi që ka çuar gjysmën e qeverisë së tij në burg dhe gjysmën tjetër e ka nën hetim. Pra arsyeja që demokratët nuk e ftuan nuk është ngaqë mund të ketë patur probleme nga FBI apo e ka penguar ligji. Por ata nuk kanë dashur që prania e tij të ndikonte në fushatë, pasi mund të ishte objekt i mediave, sidomos i kundështarëve republikanë.
