Sokol Kryeziu i kompanisë “Gerard-A” është pjesë e dosjes së Erion Veliajt. Ai ka blerë 50 milionë lekë piktura pranë “NAN Gallery”, që kontrollohet nga Ajola Xoxa, ndërsa më herët ka qenë një fshesar në Drejtorinë e Përgjithshme të Pastrim Gjelbërimit, punëtor ngarkim-shkarkimi apo faturino. Për këtë ka reaguar edhe Sali Berisha, i cili në konferencën me gazetarët tha se “si ka mundësi që një fshesaxhi të bëhet i pasur me 6 milionë euro nga Erion Veliaj.
“Si mundet të marrë fshesaxhiun dhe ta bëjë milioner me 6 milionë euro, Erion Veliaj? Si mundet të ketë tre vila dhe të rrafshojë një vilë për hapësirë? Si mundet të flasësh për standardet që janë prishur standardet? Unë jam për standardet, por a e dini ju që 62% e atyre që janë në burgje janë të paraburgosur që është krimi më i shëmtuar. I plasin aty sikur të mos ishin njerëz”, tha Sali Berisha.
