“Edi Rama të pyetet si dëshmitar” / Dosja “Partizani”, avokati i Berishës: Ndryshoi destinacionin e pronës

Data

Në seancën e sotme në Gjykatën e Posaçme për dosjen “Partizani”, avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj, kërkoi që kryeministri Edi Rama të thirret dhe të pyetet si dëshmitar.

Sipas mbrojtjes, Rama është dëshmitar kyç, pasi ka ndryshuar destinacionin e pronës, element që lidhet drejtpërdrejt me objektin e hetimit. Avokatët kërkuan gjithashtu që të administrohet si provë një DVD me fjalimin e Ramës në Asamblenë e PS në prill 2022.

Gjatë seancës, mbrojtja kundërshtoi akuzat duke u mbështetur në tre pika kryesore:

  • SPAK ka tejkaluar kompetencat, pasi vlerësimi i VKM-ve dhe politikave qeveritare i përket Gjykatës Kushtetuese.
  • Mungon fakti penal, pasi nuk ka veprime konkrete penale të atribuueshme Berishës dhe akuzat mbështeten në deduksione.
  • Procesi është ndikuar politikisht, për shkak të deklaratave publike të kryeministrit dhe faktorëve ndërkombëtarë.

Seanca pritet të vijojë me shqyrtimin e kërkesave për dëshmitarë dhe prova.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related