Edi Rama i shqetësuar, sondazhet e PS tregojnë rritje të elektoratit gri

Data

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga mbledhja që kryeministri Edi Rama zhvilloi në mesditë me drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryebashkiakët socialistë, në Pallatin e Kongreseve.

Gazetarja Fjorela Beleshi zbuloi në A2 CNN se Rama u ka kërkua të gjithë kryebashkiakëve që të nisin të luftojnë për një mandate të katërt dhe beteja sipas kryeministrit nuk do të jetë për të mposhtur kundërshtarët e opozitës, por për të bindur elektoratin gri.

Shefi i qeverisë duket i shqetësuar nga rritja e numrit të votuesve që bëjnë pjesë në grupin asnjëanës dhe mësohet se kjo frikë është e ndërtuar mbi rezultatet e brendshme të PS.

“Socialistët janë të shqetësuar me elektoratin gri, i cili ka ardhur në rritje në vitet e fundit sipas sondazheve të brendshme të së majtës. Për këtë arsye Rama ka kërkuar që socialistët të shkojnë drejt këtij grupi votuesish për të mos lënë që vota e elektoratit gri të shkojë te PD e as te partitë e reja që kanë dalë në skenën politike. Jo vetëm në këtë takim por në çdo forum të PS është ngritur si shqetësim pjesa e sondazheve të brendshme”, raportoi Beleshi.

A2 CNN ka mësuar se edhe në retreat-in që u zhvillua të premten në Elbasan u është bërë me dije deputetëve socialistë se sondazhet e 10 viteve të fundit nga 2014 në 2024, tregojnë se elektorati i PS ka rënë

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related