“Lista e zezë” e SPAK, kush janë 10 politikanët e lartë nga opozita që po hetohen për korrupsion, pasuri të fshehura…

Data

Avokat i njohur, Spartak Ngjela ka zbuluar një listë tronditëse me 10 politikanë të lartë të opozitës që po hetohen nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për korrupsion, pasuri të fshehura dhe pastrim parash. Në krye të listës qëndron ish-kryeministri Sali Berisha, i dërguar për gjykim për aferën “Partizani”, ndërsa Ilir Meta ndodhet në qeli për korrupsion dhe fshehje pasurie. Në proces gjyqësor për tragjedinë e “Gërdecit” është edhe Fatmir Mediu, ndërsa emra si Belind Këlliçi, Flamur Noka, Bardh Spahia dhe Xhelal Mziu po përballen me akuza të tjera të rënda. Lista përfshin gjithashtu Dashamir Xhikën dhe Luan Baçin, të dy të hetuar për fshehje pasurie dhe abuzime me tendera. Ngjela paralajmëron se këto dosje do të çojnë në “arrestime VIP”, që mund të trondisin themelet e politikës shqiptare. Por ky zhvillim shënon një nga ofensivat më të forta antikorrupsion në vend, ku SPAK po prek për herë të parë elitën politike të tranzicionit. Pra duket se Shqipëria po hyn në një fazë të re ku drejtësia teston vërtet nëse ka fuqi të godasë të paprekshmit. “Këta janë politikanët e lartë që janë në proces gjyqësor nga SPAK; të akuzuar për korrupsion:

  1. Sali Berisha – Dërguar gjithashtu për gjykim për aferën “Partizani”.
  2. Ilir Meta – Në qeli për korrupsion dhe fshehje pasurie.
  3. Fatmir Mediu – Në proces gjyqësor për Gërdecin.
  4. Belind Këlliçi – Hetim për falsifikim dokumentesh dhe fshehje pasurie.
  5. Flamur Noka – Hetim për fshehje pasurie.
  6. Asllan Dogjani – Dërguar për gjykim për fshehje pasurie.
  7. Bardh Spahia – Marrë i pandehur për shpërdorim detyre.
  8. Xhelal Mziu – Hetim për tenderë pastrimi kur ishte kryetar bashkie në Kamëz.
  9. Dashamir Xhika – Hetime për tenderë kur drejtonte ARRSH.
  10. Luan Baçi – Hetim për fshehje pasurie.

Na duhet të theksojmë se nuk janë pak. Të shohim se si do të zhvillohen proceset gjyqësore. Megjithatë po kuptohet se goditja penale e korrupsionit ka hyrë në një fenomen antikorrupsion në Shqipëri.  Por duhet të shohim vijimin…”, shkruan Ngjela.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related